Në Gjorm të Vlorës u vra në përpjekje me armiqtë Abaz Shehu, pjesëmarrës i lëvizjes demokratike-revolucionare, militant komunist, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
Në fshatin Hora e Arbëreshëve (it. Piana degli Albanesi), krahina e Palermos (Sicili) lindi Sotir Ferrara, personalitet i klerit dhe i kulturës arbëreshe.
Në Prishtinë u nda nga jeta Pjetër Bogdani, shkrimtari më i shquar i letërsisë shqiptare të mesjetës, klerik i lartë katolik, veprimtar i lëvizjes çlirimtare kundërosmane.
Në Vithkuq të Korçës lindi Naum Veqilharxhi (Bredhi), ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës shqipe.
U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.