U themelua Universiteti Shtetëror i Tetovës, institucion i lartë mësimor e shkencor, qendër e rëndësishme e përgatitjes së specialistëve të kualifikuar.
Në Tiranë u vetëvra Mehmet Shehu, veprimtar i lëvizjes antifashiste e komuniste, një ndër drejtuesit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i shtetit dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, kryeministër, Hero i Popullit.
U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.