herit_admin

Lufta e Drashovicës

15 shtator- 4 tetor. Në rrethin e Vlorës u zhvillua “Lufta e Drashovicës”, beteja e parë ballore e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe e forcave vullnetare territoriale kundër pushtuesve gjermanë.

Luftimet e Kaçanollit

15-18 shtator. Në Zonën Operative të Llapit u zhvilluan “Luftimet e Kaçanollit”, luftime të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Maksen Bungo

Në Nju-Jork u nda nga jeta Maksen Bungo, shkrimtar.

Agustin Ashiku

Në Shkodër lindi at Agustin Ashiku, klerik katolik, definitor i Provincës Françeskane Shqiptare (1952–1955), Provincial i Françeskanëve (1958–1967).

Mihal Luarasi

Në Korçë lindi Mihal Luarasi, regjisor, kritik i teatrit, Artist i Popullit.

Jakup Mato

Në fshatin Fterrë të Sarandës lindi Jakup Mato, kritik, estet, studiues i letërsisë dhe i arteve, profesor.

Konferenca e Parë Nacionalçlirimtare

Në fshatin Pezë të Tiranës u mblodh “Konferenca e Parë Nacionalçlirimtare” (njihet edhe si Konferenca e Pezës), me nismën e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Lidhja e dytë e Prizrenit

16-20 Shtator 1943. U mblodh “Lidhja e dytë e Prizrenit” (1943–1944), organizatë politike e ushtarake, që u krijua në Kosovë për të luftuar për ruajtjen e tërësisë së trojeve etnike shqiptare nga rreziku i copëtimit dhe kundër hyrjes në Kosovë të formacioneve çetnike e të reparteve partizane serbe, malazeze e maqedonase.

Llambro Andoni

Ra heroikisht në luftimet kundër nazistëve gjermanë pranë Morinit, në rrugën Kukës-Prizren, Llambro Andoni, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Fatos Nano

Në Tiranë lindi Fatos Nano, kryeministër i Republikës së Shqipërisë në disa qeveri pas vendosjes së pluralizmit politik, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga themelimi i saj (1991) deri më 1 shtator 2005, deputet në të gjitha legjislaturat që nga viti 1991, profesor.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Alan Shepard

Në Kaliforni të ShBA-së u nda nga jeta Alan Shepard, astronauti i parë amerikan, me origjinë shqiptare nga Dardha e Korçës.
- Advertisement -spot_img