herit_admin

At Lekë Luli

Në Kastrat të Malësisë së Madhe lindi at Lekë Luli, klerik katolik, drejtor i Shoqërisë Antoniane (1938–1939).

Dita Ndërkombëtare e Gruas

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, është një ditë globale që feston arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave.

Mësonjëtorja e parë shqipe.

Në Korçë, në shtëpinë ku banonte patrioti Diamant Terpo, u çel Mësonjëtorja e parë shqipe, sot është “Muzeu Kombëtar i Arsimit”.

Luigj Paliq

Në Janosh afër Gjakovës, u nda nga jeta at Luigj Paliq (1879–1913), martir i Kishës Katolike.

Mbërritja e Princ Vidit.

Princ Vidi (Wilhelm Wied, 1876–1945) me oborrin e tij zbriti në Durrës.

Hasan Kaleshi

Në Sërbicë të Kërçovës, lindi Hasan Kaleshi (1922–1976), orientalist, profesor, me kontribut të çmuar në zhvillimin e orientalistikës shqiptare.

Fuat Babani

Në Hoçisht të Korçës, në luftë kundër pushtuesve italianë, u vra Fuat Babani (1918–1943), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Adem Jashari

Në fshatin Prekaz i Epërm të Drenicës, gjatë sulmit makabër treditor të forcave militare dhe paramilitare serbe ndaj familjes Jashari, ra dëshmor kryekomandanti Adem Jashari (1955–1998), themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar dhe komandant legjendar, hero i Luftës Çlirimtare të popullit të Kosovës.

Berit Beker

U nda nga jeta Berit Beker (Backer), studiuese norvegjeze në fushën e antropologjisë sociale.

Giuseppe Gangale

Lindi Giuseppe Gangale, një ndër kontribuuesit e parë për ruajtjen e kujtesës identitare arbëreshe.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Advertisement -spot_img