Piktori francez Leon Gerome, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të shekullit XIX, realizoi kompozimin me titull “Shqiptarët duke luajtur shah”, punuar në vaj.
Në Hoçisht të Korçës lindi Marigo Pozio, veprimtare e lëvizjes për çlirim kombëtar dhe përparim shoqëror. Më 1904, u vendos në Vlorë. Punoi për përhapjen dhe mbajtjen e shkollave shqipe për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare.
Vasil Shanto, veprimtar i lëvizjes komuniste dhe antifashiste, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Hero i Popullit, u vra në fshatin Gril të Shkodrës duke luftuar kundër forcave naziste.