Lindi në Gjirokastër Omer Nishani, veprimtar i lëvizjes demokratike, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe funksionar i lartë i shtetit shqiptar të pasluftës, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1946–1953).
Lindi në Ohër, në familjen e njohur për tradita atdhetarie të Iljaz pashë (Qokut) Dibrës, atdhetari dhe veprimtari i lëvizjes kombëtare në Ohër e në sanxhakun e Dibrës, Hamdi Ohri.
Populli shqiptar përkujton me dhembje të thellë “Masakrën e 4 shkurtit”, një reprezalje nëpër shtëpitë dhe familjet e Tiranës nga pushtuesi nazist gjerman dhe bashkëpunëtorët e tij, natën e 4 shkurtit 1944.
Në Uashington (SHBA) u nda nga jeta Udro Uilson (Woodrow Wilson), politikan dhe burrështetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëri prej udhëheqësve të Partisë Demokratike.