Dhimitër Xhuvani

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Dhimitër Xhuvani, shkrimtar. Lindi në Pogradec, në vitin 1934. Kreu Teknikumin Mjekësor dhe punoi disa vjet si ndihmësmjek. Kësaj kohe i përkasin edhe sprovat e para në fushën e letërsisë. Kreu studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Universitetin e Tiranës (1959) dhe studimet plotësuese në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë (1959–1960). Punoi në organe të ndryshme të shtypit letrar e më pas doli shkrimtar në krijimtari të lirë. Pas përmbledhjes me tregime “Kambana e fundit” (1960), që ngjalli interes te lexuesit për psikologjizmin dhe ngjyresën e veçantë të ligjërimit, Dhimitër Xhuvani botoi romanin e tij të parë “Tuneli” (1966), i cili nuk u mirëprit nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi si vepër që “nxinte” realitetin. Shkrimtari u dërgua në kantiere pune për “të njohur jetën”. Pas katër vjetësh botoi romanin “Përsëri në këmbë” (1970) me subjekt të përqendruar rreth jetës së një heroi që mposht fatkeqësinë vetjake nëpërmjet punës. Romani mbeti edhe më pas zhanri i parapëlqyer i krijimtarisë së Dhimitër Xhuvanit. Rrëfimin e Xhuvanit e karakterizon stili i thjeshtë dhe i rrjedhshëm, ndërtimi i subjekteve tronditëse, shpesh nëpërmjet ngjarjeve dhe skenave të papritura dhe monologut të brendshëm. Ka lëvruar dhe skenarin. Është autor i skenarit të filmave “Mëngjese lufte” (1971) dhe “I dashur armik” (2003). Ka marrë Çmimin e Republikës të Shkallës së Tretë. (Në fotografi: Dhimitër Xhuvani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2960.

Fotografia: © https://berati.tv/shkrimtari-dhimiter-xhuvani-1934-2009/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img