Lindi në Tiranë Esperanca Konomi, piktore dhe regjisore e filmit të animuar. Sapo mbaroi studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në verën e vitit 1980, u emërua në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re” në sektorin e filmit të animuar. Pas një përvoje të shkurtër si piktore dhe animatore, më 1981 realizon, në teknikën e vizatimit, të parin film si regjisor-piktore: “Stop, kundërvajtje” (B. Kapexhiu). Si piktore ka kërkuar ekspresivitetin e siluetit të portretit për të nxjerrë në pah ato anë të figurës që e bëjnë atë sa më tërheqëse dhe funksionale. (Në fotografi: Esperanca Konomi)
Teksti: Kristaq Dhamo
Fotografia: © https://digital.library.ucla.edu/catalog/ark:/21198/z1hq81kv
Përpunim grafik: AHCF




