Në kampin nazist të Prishtinës, u ekzekutua me pushkatim Gjikë Kuqali, shkrimtar dëshmor. Lindi në Korçë, në vitin 1921. Në vendlindje nisi mësimet e mesme në Liceun Kombëtar (francez), të cilat i përfundoi në Tiranë. Që nxënës mori pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në vitet 1943–1944 ishte një ndër udhëheqësit e rinisë komuniste të Tiranës. Ishte ndër bashkëpunëtorët e parë dhe më pas redaktor i revistës “Kushtrimi i Lirisë”. Botoi skica dhe përshkrime, në të cilat paraqiti gjendjen e vendit nën zgjedhën fashiste dhe luftën e rinisë për çlirim. Në prill 1944 u arrestua dhe në tetor u pushkatua nga nazistët në kampin e Prishtinës. Shkrimet e tij u përmblodhën në librin “Qiriu” (1955). (Në fotografi: Gjikë Kuqali)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1417–1418.
Fotografia: © https://www.facebook.com/151402498339962/photos/a.155725384574340/1012383962241807/?type=3
Përpunim grafik: AHCF




