Gjon Simoni

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Gjon Simoni, kompozitor dhe muzikolog, Artit i merituar. Lindi në Shkodër, në vitin 1936. Edukimin përfundimtar profesional e mori në Konservatorin Shtetëror të Tiranës (1962–1967), ku u diplomua për teoritik. Më pas ishte redaktor i programeve muzikore (1968–1970) dhe përgjegjës i redaksisë së krijimtarisë dhe incizimeve në Radio Televizionin Shqiptar. Që nga viti 1980 e deri në fund të jetës punoi në Akademinë e Arteve, ku përveçse pedagog, më 1995 fitoi titullin Profesor. Aktiviteti i tij muzikor shënoi kontribute në disa fusha. Kompozoi një numër veprash vokale, instrumentale dhe orkestrale, tablo koreografike; është autor i muzikës së shumë filmave shqiptarë. Më 2001 pa dritën e botimit libri i tij “Simfonia e një jete. Kardinal Mikel Koliqi”. (Në fotografi: Gjon Simoni)

Teksti: Zana Shuteriqi

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjon_Simoni

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Rasim Rrahman Kiçina

Në dalje të Negrocit (komuna e Drenasit), u vra Rasim Rrahman Kiçina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img