Marie Tuçi

Lexo ngjarje:

Në spitalin e Shkodrës u nda nga jeta Marie Tuçi. Lindi në fshatin Ndërfushaz (Mirditë), në vitin 1928. Pasi përfundon shkollën në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Njëkohësisht, Maria i futet edhe rrugës së besimit, duke qenë gjithnjë e më shumë pranë Kishës Katolike, ku edhe po shërbente. Marie Tuçi arrestohet më 10 gusht 1949. Pas një reprezalje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve, së cilës Maria i përkiste. E marrin dhunshëm dhe e dërgojnë në dhomat e hetuesisë. Torturohet personalisht nga shefi i hetuesisë së Shkodrës, Hilmi Seiti. Torturat më çnjerëzore ndaj Marie Tuçit, që u panë nga dhjetëra dëshmitarë, ishte që pasi e zhveshën, e futën në një thes bashkë me një mace të egër, duke e dhunuar me mjete të forta, aq sa Maria dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, ku, pas disa ditësh, vdes si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike. (Në fotografi: Marie Tuçi)

Teksti: https://kujto.al/personat/marie-tuci/

Fotografia: © https://www.kultplus.com/trashegimia/marie-tuci-mesuesja-qe-vdiq-nga-torturat-e-tmerrshme-ne-burg/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img