Marti Ahtisari

Lexo ngjarje:

Në Vipuri (atëherë si pjesë e Finlandës) lindi Marti Ahtisari (Ahtisaari), politikan finlandez, ndërmjetës në zgjidhje kontestesh ndërkombëtare, laureat i çmimit “Nobel për Paqe”. Prej vitit 1994 deri më 2000 shërbeu si presidenti i dhjetë i Finlandës. Gjatë fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999 negocioi, bashkë me të deleguarin e Federatës Ruse, Viktor Çernomirdin, me presidentin e Serbisë Sllobodan Millosheviq. Në vitin 2006 u emërua Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Udhëhoqi negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë viteve 2005–2007. Për angazhimin e tij në zgjidhje të një numri kontestesh ndërkombëtare, si në Namibi, Aceh-Indonezi, Kosovë e Irak, në vitin 2008 u nderua me çmimin “Nobel për Paqe”. Më pas drejtoi “Nismën për menaxhim të krizave”, e njohur edhe si “Qendra Marti Ahtisari”, organizatë që angazhohet për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, si dhe për paqe të qëndrueshme në botë. (Në fotografi: Marti Ahtisari)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 26.

Fotografia: © https://www.britannica.com/biography/Martti-Ahtisaari

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img