Sotir Kolea

Lexo ngjarje:

Në Elbasan u nda nga jeta Sotir Kolea, leksikograf, folklorist e veprimtar shoqëror. Lindi në Berat, në vitin 1872. Që në rini hyri në lidhje me veprimtarë të shquar të Rilindjes dhe mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare. Në vitet 1912–1920 zhvilloi veprimtari politike e publicistike për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar. Drejtoi më 1915–1919 gazetën “L’Albanie” në Lozanë të Zvicrës. Më 1928 u thirr në Tiranë, që të riorganizojë e të drejtojë Bibliotekën Kombëtare e Muzeun Kombëtar. Më 1937, i dalë në pension, u vendos në Elbasan dhe iu kushtua punës studimore. U interesua për gjuhën shqipe, për folklorin, etnografinë dhe solli një ndihmesë me vlerë sidomos në leksikografi dhe në disa gjini të folklorit. Punoi gjatë gjithë jetës për të mbledhur visarin leksikor të gjuhës nga goja e popullit e nga botimet dhe për të hartuar fjalorë dygjuhësh të shqipes. La dorëshkrim një fjalor të orientalizmave të shqipes e një fjalor të vëllimshëm greqisht-shqip. Një pjesë të fjalëve të urta që mblodhi në popull, i botoi me titullin “Një tufë proverbash” (1944). (Në fotografi: Sotir Kolea)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1207–1208.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Sotir_Kolea

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img