Sulejman Krasniqi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Sulejman Krasniqi, shkrimtar. Lindi në Hoçë të Vogël të Rahovecit (Kosovë), në vitin 1937. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prizren. Pasi burgoset, qëkur ishte nxënës u arratis në Shqipëri. Një kohë jetoi në vendqëndrimin e emigrantëve në Llakatund të Vlorës, pastaj u internua në Seman të Fierit dhe në Levan të Fierit. Më pas punoi si llogaritar në Berat, kurse në vitet 1963–1967 kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Pas kryerjes së studimeve, punoi si mësimdhënës në shkolla të mesme në Mat dhe në Tiranë deri në vitin 1982, kur u bë shkrimtar me profesion të lirë. Në shtypin periodik ka shkruar skica, tregime, artikuj, reportazhe, pamflete etj. Romanin e parë e shkroi kur ishte mësues në Klos të Matit. Më pas botoi shumë vepra, romane, novela, pjesë teatrale etj. Disa nga veprat e botuara janë: “Tri motra, tri histori” (1972), “Në shpellën e banditëve” (1973), “Prijësja e komitëve” (1975), “Mic Sokoli” (1979), “Pushka top Bajram Curri” (1982), “Oso Kuka” (1990), “Rapsodia e kosovares” (2001), pastaj librat publicistikë “Shqiptarofobia e serbomëdhenjve” (1990) dhe “Evropë deri kur do të keqpërdorësh durimin e Kosovës shqiptare” (1997). U laureua me Çmimin e Republikës dhe u dekorua me “Urdhrin e Punës” nga Kuvendi i Shqipërisë. (Në fotografi: Sulejman Krasniqi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 882.

Fotografia: © https://www.albinfo.ch/in-memoriam-sylejman-krasniqi/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img