Mërgimtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës formuan shoqërinë patriotike “Besa-Besën”. Shoqëria u formua në Boston me kryetar Fan Stefan Nolin, me degë në qytetet e SHBA-ve, ku kishte bashkatdhetarë. Kjo shoqëri punoi për bashkimin e shqiptarëve në luftën për liri e pavarësi. Nëpërmjet organit të saj, gazetës “Dielli”, shoqëria dënoi politikën antishqiptare të Xhonturqve, përkrahu kryengritjen e viteve 1909–1912, mbrojti interesat kombëtarë në arenën ndërkombëtare dhe luajti rolin kryesor në formimin e federatës “Vatra”, më 1912. (Në fotografi: Shoqëria patriotike “Besa-Besën”)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2507-2508.
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror
Përpunim grafik: AHCF




