Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike

Lexo ngjarje:

Në vitin 1982, ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve) vendosi datën 18 prill si Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet, datë që u miratua si e tillë në Konferencën e 22-të të Përgjithshme të UNESCO-s, e mbajtur në vitin 1983. Që nga kjo periudhë, 18 prilli ka shënuar ditën e kremtimit dhe promovimit të trashëgiminë kulturore dhe është vlerësuar si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për diversitetin, rëndësinë, nevojën dhe përfitimet e ruajtjes dhe mbrojtjes së saj. Misioni i kësaj dite është edukimi i brezit të ri me problematikën e monumenteve, si dhe tërheqjen e vëmendjes për kujdesin që duhet treguar ndaj trashëgimisë kulturore. Në nder të kësaj dite në Shqipëri organizohet hyrja falas nëpër monumente të kulturës, si dhe zhvillohen aktivitete të ndryshme lidhur me vlerat, rëndësinë si edhe rreziqet që u kanosen këtyre monumenteve. (Në 4 fotografi: Dekret-ligji për Monumentet Kombëtare, 22 qershor 1928)

Teksti: https://kultura.gov.al/

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Michele Bulmetti

U nda nga jeta at Mikele Bulmeti (it. Michele Bulmetti), misionar arbëresh.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img