Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026

Ligji “Mbi ndalimin e mbulesës së gruas”

Lexo ngjarje:

U miratua ligji “Mbi ndalimin e mbulesës së gruas”, sipas të cilit kundërvajtëset gjobiteshin deri 500 franga ari. Ligji parashikonte penalitete të tjera edhe mbi bashkëshortët, baballarët etj. Gratë dhe vajzat shqiptare nuk duhej të mbulonin fytyrat e tyre, kur dilnin në publik dhe në qytet. Ky ligj u parapri nga organizimi i mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, më 1 mars 1937, i cili në mënyrë unanime mbështeti heqjen e perçes së grave, një iniciativë e Ahmet Zogut. (Në fotografi: Motrat e mbretit Zog, Ruhije dhe Maxhide, gjatë fushatës për heqjen e ferexhesë, në një vizitë në qytetin e Shkodrës.)

Teksti: Xhoxhi L., 100 vjet parlamentarizëm shqiptar, “print-AL”, Tiranë, 2021, faqe 36.

Fotografia: © https://www.syri-vision.tv/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Michele Bulmetti

U nda nga jeta at Mikele Bulmeti (it. Michele Bulmetti), misionar arbëresh.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img