Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026

At Çiprian Nika

Lexo ngjarje:

Në Zallin e Kirit (Shkodër), në orën 5 të mëngjesit, jashtë mureve të varrezave u pushkatua at Çiprian Nika, mësues, publicist, martir i Kishës Katolike. Lindi në Shkodër. I mbetur jetim që në moshën pesëvjeçare, ndoqi shkollën fillore dhe të mesme te fretërit në Shkodër, kurse studimet për teologji i kreu në Austri. Zhgunin françeskan e veshi më 16 tetor 1916 dhe kushtet solemne i dha më 16 shtator 1921, ndërsa më 25 korrik 1924, u shugurua meshtar në qytetin e Romës në Itali. Gjatë jetës së tij ndërmori disa role kryesore, si: mësues i novicëve dhe i klerikëve, provincial i françeskanëve (1938–1941) si dhe gardian i kuvendit të Shkodrës nga viti 1943 e deri në fund të jetës së tij. U arrestua me akuzën e vendosjes dhe fshehjes së armëve në altarin e kishës, me paramendimin për të zhvilluar një kryengritje të armatosur. Në datën 28 dhjetor 1947, trupi gjykues e dënoi at Ciprian Nikën me vdekje me pushkatim. (Në fotografi: At Çiprian Nika)

Teksti: Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/%C3%87iprian_Nika

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Michele Bulmetti

U nda nga jeta at Mikele Bulmeti (it. Michele Bulmetti), misionar arbëresh.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img