Xhorxh Gordon Bajron (George Gordon Byron)

Lexo ngjarje:

Më 19 prill 1824, në Greqi u nda nga jeta Xhorxh Gordon Bajroni (George Gordon Byron), poet romantik anglez. Lindi në Londër, më 1788. Midis veprave letrare të tij një vend të rëndësishëm zë poema “Çajld Haroldi” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812–1817), shkruar në bazë të përshtypjeve nga udhëtimet e poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali etj. Poemën e përshkon patosi i luftës për liri të popujve të shtypur e të robëruar. Në të, Xhorxh Bajroni u këndoi traditave dhe zakoneve burrërore të shqiptarëve, trimërisë dhe dashurisë së flaktë të tyre për lirinë. Më 1955, vepra u përkthye në gjuhën shqipe prej Skënder Petro Luarasit. (Në fotografi: Portret nga Thomas Philips “Lord Bajroni”, 1813.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 156.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Lord_Byron

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img