Lindi në Shkodër Hodo Sokoli, veprimtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), i cili dha kontribut të veçantë në luftën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, si një nga udhëheqësit ushtarakë të Lidhjes dhe kryetar i Komitetit të degës së Lidhjes së Shkodrës.
U përurua në Tiranë Instituti i Lartë i Arteve, institucioni më i lartë arsimor i asaj kohe për përgatitjen e artistëve krijues dhe ekzekutues në fushën e muzikës, arteve figurative dhe teatrit.
U nda nga jeta Gjerasim Qiriazi (1858–1894), veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, themelues i Shkollës së Parë Shqipe të Vashave në Korçë, autor tekstesh mësimore.
Në Tiranë u nda nga jeta Haxhi Lleshi, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor në vitet 1953–1982, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.