U vra në luftë kundër nazistëve gjermanë, në Sinjë të Dibrës, Nimete Progonati (1929–1944), pjesëmarrëse e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit.
Në Partiniko (Partinico, Itali), sprovuar nga një sëmundje që i shkaktoi verbërinë, u nda nga jeta Gjergj Guxeta (Guzzeta), themeluesi i Seminarit greko-shqiptar të Palermos, më 1734.
U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.