U nda nga jeta Omer Nishani, veprimtar i lëvizjes demokratike, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe funksionar i lartë i shtetit shqiptar të pasluftës, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1946–1953).
Në Prishtinë, në Podujevë, në Gjilan dhe në Ferizaj u organizuan demonstrata masive e rinisë dhe e popullit shqiptar të Kosovës, me kërkesën kryesore që Kosovës t’i njihej statusi i republikës në kuadër të Federatës Jugosllave.
Në Përmet lindi Aqif Përmeti, ushtarak i lartë, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare, themelues dhe drejtues i së parës shkollë xhandarmërie, krijues i repartit të xhenios, krijues i Topografisë Ushtarake.