Në Korçë lindi Kristo Dako, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, publicist, organizator i arsimit në Shqipëri, autor tekstesh shkollore e studiues i historisë.
Zhvilloi punimet Kongresi i Durrësit (1918), mbledhja e përfaqësuesve të Shqipërisë në ish-kryeqytetin e vendit, Durrës, për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar e për mbrojtjen e të drejtave kombëtare në kushtet e vështira të mbarimit të Luftës I Botërore.
U krijuan Forcat Detare, lloj i Forcave të Armatosura dhe autoriteti kryesor detar për mbrojtjen e hapësirës detare dhe të bregdetit të Republikës së Shqipërisë.