Në sallën e kinemasë “17 Nëntori” Tiranë u zhvillua procesi i njohur si “Gjyqi i deputetëve”, një ndër masakrat e vërteta pas një gjyqi të shpejtë që kishte për qëllim të zhdukte elitën politike dhe kundërshtarët e mundshëm të regjimit komunist.
Në fshatin Shën Mitri (it. San Demetrio Corone) të Kalabrisë lindi Damiano Guagliardi, eseist, shkrimtar, një nga aktivistët më të mëdhenj të çështjes arbëreshe në Itali.
U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.