Në Kllezën të Ulqinit lindi imzot Rrok Mirdita, argjipeshkëv i Argjipeshkvisë Metropolitane Tiranë - Durrës, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë (1996–2000).
Qitësja, Mjeshtrja e Merituar e Sportit, Elisabeta Karabolli (Nishica), përfaqësoi Shqipërinë në Gjermani dhe u shpall kampione e Evropës në pistoletë ajrore.
Bazuar tek Urdhri nr. 348, datë 28.07.2003, i ministrit të Kulturës, dita 29 Shtator e çdo viti është shpallur si “Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”.
Në Athinë doli numri i parë i gazetës “I foni tis Alvanias” (“Zëri i Shqipërisë”, 1879–1880), gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore, që botohej në greqisht e pjesërisht shqip.
U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.