Në Neveskë (rrethi i Follorinës, Greqi), u kap nga autoritetet osmane dhe u vra Spiro Bellkameni, veprimtar dhe luftëtar i lëvizjes për çlirimin kombëtar.
Në Kodrën Rrezin të Zymit të Hasit të Thatë, u vra nga serbët Shtjefën Gjeçovi (Mëhill Konstandin Gjeçi Kryeziu), shkrimtar, publicist, përkthyes, klerik, etnograf, arkeolog.
U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.