herit_admin

Masakra ndaj familjes Bogujevci

U zhvillua “Masakra ndaj familjes Bogujevci”, masakër e kryer nga pjesëtarët e njësisë paramilitare serbe “Shkorpion”, me ç’rast u ekzekutuan 16 civilë shqiptarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.

Masakra e Izbicës

U zhvillua “Masakra e Izbicës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile në fshatin Izbicë të komunës së Skënderaj.

Agim Qirjaqi

Në Tiranë u nda nga jeta Agim Qirjaqi, aktor, regjisor i teatrit, Artist i merituar.

Andon Zako Çajupi

Në Sheper të Zagorisë lindi Andon Zako Çajupi, poet e dramaturg, veprimtar atdhetar e demokrat.

Gjergj Qiriazi

Në Manastir, lindi Gjergj Qiriazi, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist, vëlla i Gjerasim Qiriazit.

Zihni Sako

Në Gjirokastër, lindi Zihni Sako, folklorist dhe shkrimtar, profesor.

Numri i parë i gazetës “Drita” në Gjirokastër

Në Gjirokastër, doli numri i parë i gazetës “Drita”, gazetë e përjavshme politike e shoqërore.

Lluka Perrone

Në Ejaninë të krahinës së Kozencës, lindi Lluka Perrone, mbledhës e studiues i folklorit dhe i traditave kulturore arbëreshe, poet.

Beteja e Margëlliçit

U zhvillua Beteja e Margëlliçit, njëra nga betejat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Traktati i Gaetës

Në qytetin e Gaetës (Itali), nga përfaqësuesit e palëve u nënshkrua Traktati i Gaetës, marrëveshje aleance midis Gjergj Kastrioti - Skënderbeut dhe Alfonsit I, mbret i Aragonës dhe i Napolit.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Advertisement -spot_img