herit_admin

At Mati Prenushi

Në Shkodër u pushkatua at Mati Prenushi, martir i Kishës Katolike.

Azem Hajdari

Në qytetin Bajram Curri lindi Azem Hajdari, veprimtar politik dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

At Çiprian Nika

Në Zallin e Kirit (Shkodër), në orën 5 të mëngjesit, jashtë mureve të varrezave u pushkatua at Çiprian Nika, mësues, publicist, martir i Kishës Katolike.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar

U votua për krijimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e cila do të drejtonte ekzekutivin e vendit deri më 24 korrik 1997.

Numri i parë i gazetës “Shkopi”

Në Sofje doli numri i parë i gazetës “Shkopi”, gazetë satirike, politike e shoqërore.

Fatmir Haxhiu

Në Tiranë u nda nga jeta Fatmir Haxhiu, piktor shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit XX, “Piktor i merituar” dhe Mjeshtër i Madh i Punës.

Musa Juka

Në Shkodër lindi Musa Juka, veprimtar politik.

Dali Ndreu

Në Sllovë (Peshkopi) lindi Dali Ndreu, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjeneral.

Abaz Ermenji

U nda nga jeta në Paris, Abaz Ermenji, veprimtar politik, një nga themeluesit dhe figurat qendrore të Ballit Kombëtar.

Terenc Toçi

Në fshatin arbëresh Strigar (it. San Cosmo Albanese) të Kalabrisë, lindi Terenc Toçi (1880–1945), gazetar e politikan.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Advertisement -spot_img