Në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt “Lidhja e Lezhës”, bashkimi i parë politik mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.
Në Bari të Italisë u vra Luigj Gurakuqi, veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike shqiptare, poet e publicist, Mësues i Popullit, Hero i Popullit.
Në Shkodër lindi myftiu Xhemal Naipi, teolog, kadi, myfti, drejtor i përgjithshëm i Vakëfeve (1916), senator, kryetar i Këshillit Kombëtar (1920), deputet, kryetar i Lëvizjes së Legalitetit (1943).