Shyqyri Ishmi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, u var nga fashistët italianë Shyqyri Ishmi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Tivar, në një familje me origjinë nga Ishmi i Durrësit, në vitin 1922. Për arsye ekonomike la shkollën dhe punoi si elektricist. Mori pjesë me armë në qëndresën e 7 prillit 1939 kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. U pranua në radhët e Partisë Komuniste Shqiptare që me formimin e saj. Anëtar, që në fillim, në njësitet guerile të Tiranës, kreu aksione dhe atentate të guximshme. U kap gjatë kryerjes së aksionit për djegien e shkollës italiane, u torturua dhe u var në vitin 1942. (Në fotografi: Shyqyri Ishmi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1054.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img