Muzeu “Shtëpia me gjethe”

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u inaugurua Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”, muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse: “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë Bankës Kombëtare, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944–1991. Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe “Shtëpia me gjethe” (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj) për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister. Duke hapur dyert e kësaj shtëpie, duke paraqitur veprimtaritë që janë kryer brenda saj dhe shumëçka tjetër të bashkëlidhur, ky muze prezanton njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin e plotë mbi trupat, mendjet dhe shpirtrat e njerëzve. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” është konceptuar në 9 seksione, të përbëra nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre, ku çdo dhomë ka një funksion të veçantë. (Në fotografi: Pamje e jashtme e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”.)

Teksti: http://muzeugjethi.gov.al/kreu-sq/historia-e-muzeut/

Fotografia: © Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img