Filloi botimin në Elbasan gazeta e përjavshme “Ku vemi”. Kjo gazetë u drejtua nga patrioti demokrat Sali Ceka. Gazeta doli në një periudhë kritike ngjarjesh në Shqipëri. Në të u pasqyrua gjendja e rëndë e Shqipërisë, u trajtuan problemet e bashkimit të kombit dhe ruajtja e pavarësisë së Atdheut, situata shqetësuese që diktonte gjendja politiko-shoqërore e ekonomike e vendit, gjendja e keqe ekonomike në fshat etj. Sali Çeka, sigurisht, demonstroi në shkrime këndvështrimin e tij politik, prirjen e hapur demokratike, mendimin përparimtar të kohës. (Në fotografi: Sali Ceka)
Teksti: http://www.zemrashqiptare.net/news/16585/rp-0/act-print/rf-1/printo.html
Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar




