herit_admin

Asambleja Kushtetuese

U mblodh në Tiranë Asambleja Kushtetuese, me deputetët që kishin mbetur pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit.

Ibrahim Rugova

U nda nga jeta në Prishtinë Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe studiues.

Kristaq Prifti

Në Berat lindi Kristaq Prifti, historian, turkolog, profesor dhe akademik.

Xhevat Gashi

Në fshatin Prekallë të Istogut u gjend i vrarë Xhevat Gashi, mjek i përgjithshëm, dëshmor.

Sadedin Shehu

Në vendin e quajtur Bokë e Devës (Gjakovë), në rrugë të fushës së minuar nga forcat serbe, u vra Sadedin Shehu, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Nuredin Zejnullahu

Në Pejë (Kosovë) u ekzekutua Nuredin Zejnullahu (Cekë), mjek, internist, dëshmor.

Hajdar Tafa

Në zonën e Fanit të Mirditës u vra Hajdar Tafa, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i reparteve të Mbrojtjes së Popullit, Hero i Popullit.

Thoma Turtulli

Në Korçë u nda nga jeta Thoma Turtulli, bamirës dhe filantrop korçar.

Zef (Giuseppe) de Rada

U nda nga jeta Zef (Giuseppe) de Rada, djali i parë i poetit Jeronim de Rada.

Jeronim de Rada

Në fshatin Maqi (it. Macchia Albanese) të Kalabrisë lindi Jeronim de Rada, poet, publicist, folklorist, filolog, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, Mësues i Popullit.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Advertisement -spot_img