herit_admin

Formimi i Brigadës X Sulmuese

Në Karbunarë të Lushnjës u formua Brigada X Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Luigj Bumçi

Në Shkodër lindi imzot Luigj Bumçi, klerik i lartë, veprimtar politik, amtar i Këshillit të Lartë të Shtetit Shqiptar.

Viktor Volaj

Në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit (Shkodër) u nda nga jeta at Viktor Volaj, klerik, martir i Kishës Katolike.

Beqir Balluku

Në Tiranë, u arrestua, u dënua me vdekje dhe u pushkatua Beqir Balluku, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe drejtues i formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Xheneta Kadillari

Në Shkodër lindi Xheneta Kadillari, pjesë e piktorëve shqiptarë të natyrës.

Idhomene Kosturi

Në një atentat nga guerilet antifashiste të qytetit të Durrësit, u vra Idhomene Kosturi, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, funksionar i shtetit shqiptar në vitet ’20 të shekullit XIX.

Mbledhja e Bukureshtit

U zhvillua “Mbledhja e Bukureshtit”, një mbledhje e përfaqësuesve të kolonisë shqiptare të Bukureshtit e kryesuar nga Ismail Qemal Vlora dhe Luigj Gurakuqi.

Dalja e numrit të parë të gazetës “Besa”

Në Stamboll doli numri i parë i gazetës “Besa” (1908–1909), gazetë politike e shoqërore shqip e turqisht.

Remzi Përnaska

U nda nga jeta Remzi Përnaska, gjuhëtar, pedagog.

Met Hasa

Në Qafën e Peshkves (Pukë), gjatë luftimeve të ashpra kundër nazistëve gjermanë u vra Met Hasa, pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Advertisement -spot_img