herit_admin

Zigur Lelaj

Ra dëshmor gjatë përleshjeve të Luftës së Vlorës, Zigur Lelaj, veprimtar i luftës për mbrojtjen e pavarësisë e të tërësisë tokësore të vendit, pjesëmarrës në Luftën e Vlorës (1920), Hero i Popullit.

Beteja e Selcës

U zhvillua “Beteja e Selcës”, një nga përpjekjet më të mëdha të armatosura të Kryengritjes kundërosmane të vitit 1911, kur shqiptarët u ndeshën me forcat ushtarake osmane të komanduara nga Ethem Pasha, i cili në krye të gjashtë batalioneve u hodh kundër kryengritësve për t’i ardhur në ndihmë Shefqet Turgut pashës.

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

U nda nga jeta Pertef Pogoni, figurë e shquar e arsimit shqiptar.

Lufta e Vlorës

Filloi “Lufta e Vlorës”, një luftë e armatosur e popullit shqiptar për çlirimin e krahinës së Vlorës nga pushtuesit italianë dhe për bashkimin e saj administrativ me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Gjyqi Ushtarak i Zhapokikës

Në Tepelenë u zhvillua “Gjyqi Ushtarak i Zhapokikës”, një gjyq ndaj kryengritësve kundër regjimit komunist.

Liri Gero

Në Fier lindi Liri Gero, pjesëmarrëse në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit.

Mulla Idris Gjilani

Në fshatin Idrizaj të Gjilanit lindi Mulla Idris Gjilani, klerik, një nga organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të qëndresës kundër rivendosjes së pushtetit jugosllav në Kosovë në mbarim të Luftës II Botërore.

Antonio Baldaci

Në Bolonjë (Itali) u nda nga jeta Antonio Baldaci (Baldacci, 1867– 1950), botanist dhe gjeograf italian, akademik.

Lekë Sirdani

U nda nga jeta dom Lekë Sirdani, martir i Kishës Katolike.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Advertisement -spot_img