Në malin e Golemit (Gjirokastër), u vra në luftë kundër nazistëve gjermanë Themo Vasi, veprimtar i lëvizjes komuniste, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
Në Nju-Jork (SHBA) u nda nga jeta Mithat Frashëri, veprimtar politik, shkrimtar, publicist, përkthyes (i njohur edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka).
U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.