Përfundoi marrëveshja e qeverisë së Ismail Qemalit, për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Wienner Bank Verein, që vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana, që vepronte në emër të grupit bankar italian.
Në Çukas të Fier-Sheganit (Lushnjë), në një luftim me nazistët gjermanë, pasi u plagos disa herë, u kap nga pushtuesit dhe u dogj e gjallë Liri Gero, pjesëmarrëse në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit.
U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.