Në Prizren u organizua demonstrata e parë në Kosovë, demonstratë masive e rinisë dhe e popullit shqiptar të Kosovës, me kërkesën kryesore që Kosovës t’i njihej statusi i republikës në kuadër të Federatës Jugosllave.
Në fshatin Shën Kostandini (it. San Paolo Albanese) në krahinën e Potencës (Bazilika) lindi Mikele Skutari (it. Michele Scutari), një nga figurat më të rëndësishme të kishës arbëreshe në Shën Kostandini Arbëresh.
U zhvillua “Epopeja e Kodrës së Kuqe”, qëndresë heroike e Vojo Kushit, komandant i njësiteve guerile të Tiranës, dhe shokëve të tij Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini.
Në Kodrën e Kuqe në Tiranë, gjatë luftës me fashistët italianë u vra Sadik Stavileci, veprimtar i lëvizjes komuniste, pjesëmarrës i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
Në “Kodrën e Kuqe” në Tiranë, gjatë luftës me fashistët italianë e bashkëpunëtorët e tyre, u vra Vojo Kushi, pjesëmarrës i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
Në “Kodrën e Kuqe” në Tiranë, gjatë luftës me fashistët italianë u vra Xhoxhi Martini, pjesëmarrës i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
Në Tiranë u krijua Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA), organizatë krijuesish që përmbledh shkrimtarë, kompozitorë dhe krijues të arteve figurative.
Pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta Kolë Kaftalli, aktor i teatrit “Migjeni”, Shkodër dhe i kinematografisë shqiptare, regjisor i mirënjohur i skenës shqiptare.
Në fshatin Maqi (it. Macchia Albanese) të krahinës së Kozencës (Kalabri) lindi Mikel Markiano (it. Michele Marchiano), historian i letërsisë, folklorist e përkthyes arbëresh.
U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.