Në fshatin Burgajet të Matit lindi Ahmet Zogu (Mbreti Zog i Parë), themelues i Mbretnisë Shqiptare, president dhe kryeministër i Shqipërisë, personalitet politik e ushtarak.
U çel Muzeu Historik dhe Arkeologjik Zogu I, muzeu i parë në Shqipëri, i krijuar tërësisht me objekte të zbuluara në një sit të vetëm arkeologjik dhe që kishte njëkohësisht parametrat e një muzeu publik.
Në një pritë ndërmjet fshatrave Kllodërnicë e Kastriot të komunës së Skënderajt (Kosovë) u vra Abedin Rexha, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.
U zhvillua “Beteja e Mokrës”, beteja e parë që u zhvillua në luginën e Mokrës, ndërmjet forcave të ushtrisë shqiptare të udhëhequra nga Skënderbeu dhe ushtrisë osmane të komanduar nga Firuz pasha (i Maqedonisë).
U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.