U formua batalioni partizan “Antonio Gramshi”, formacion partizan i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, i përbërë nga ish-ushtarë antifashistë italianë, të cilët pas kapitullimit të Italisë fashiste (8 shtator 1943) iu përgjigjën thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare për luftë kundër nazistëve gjermanë.
Në Tiranë u ekzekutua “grupi i parë i deputetëve”, deputetë antikomunistë në parlamentin e parë të Shqipërisë komuniste, të cilët dolën hapur e të organizuar në mbrojtje të parimeve të demokracisë perëndimore dhe morën përsipër të bënin opozitën në parlament.
U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.