Në Bënçë të Tepelenës lindi Abaz Shehu, pjesëmarrës i lëvizjes demokratike-revolucionare, militant komunist, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
U vra nga forcat malazeze në Fushën e Shtoit (Shkodër), Mustafa Hilmi Leskoviku (i njohur me emrin Muço Qulli), veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist demokrat, luftëtar i çetave të armatosura kundërosmane.
Në Mavrovë (Vlorë) lindi Kadri Hazbiu, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, drejtues i formacioneve partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, gjenerallejtënant, funksionar i lartë i shtetit dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë.
U vra në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga forcat malazeze Çerçiz Topulli, atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave për çlirimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit.