U mblodh Kuvendi i Ferizajt, manifestim masiv kundërosman i shqiptarëve të Kosovës, i drejtuar, njëherazi, kundër ndërhyrjeve të Fuqive të Mëdha në tokat shqiptare.
Në Dardhë të Korçës lindi Sotir Peci, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe i periudhës së Pavarësisë, figurë e shquar e arsimit kombëtar, Mësues i Popullit.
Përfundoi punimet “Kongresi i Berlinit”, mbledhje ndërkombëtare e përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha të kohës: Anglisë, Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës, Italisë dhe Turqisë.
Në Gjirokastër lindi Bedri Spahiu, veprimtar i lëvizjes komuniste në Shqipëri, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i shtetit dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, Hero i Popullit.