herit_admin

Numri i parë i gazetës “Republika”

Në Shkodër doli numri i parë i gazetës “Republika” (1923–1925), gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore; botohej pjesërisht edhe në frëngjisht.

Sali Butka

U nda nga jeta Sali Butka, veprimtar i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit gjatë Rilindjes Kombëtare. Lindi në fshatin Butkë të Kolonjës, në vitin 1857.

Themelimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Themelohet Organizata e Kombeve të Bashkuara, organizata politike ndërkombëtare më e madhe dhe më përfaqësuese në kohën e sotme.

Marie Tuçi

Në spitalin e Shkodrës u nda nga jeta Marie Tuçi.

Veli Stafa

Në një familje atdhetare elbasanase lindi Veli Stafa (Platonicus), poet e prozator.

Hapja e Liceut Kombëtar të Korçës

U hap Liceu Kombëtar i Korçës, e para shkollë e mesme e arsimit të përgjithshëm në Shqipëri.

Kryengritja e Rrafshit të Dukagjinit

U zhvillua “Kryengritja e Rrafshit të Dukagjinit”, kryengritja më e fuqishme shqiptare në Kosovë kundër pushtetit serb, për çlirim e bashkim kombëtar, në periudhën midis dy luftërave botërore.

Ismail Nikoçi

Në Barbullush të Shkodrës u vra Ismail Nikoçi, luftëtar për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe pjesëmarrës në lëvizjen për çlirim e bashkim kombëtar në viset shqiptare veriore të pushtuara nga Mali i Zi dhe Serbia.

Perlat Rexhepi

Në Vajzë të Vlorës lindi Perlat Rexhepi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Abdurrahman Shala

Në Vushtrri (Kosovë) lindi Abdurrahman Shala, aktor, regjisor.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Muzafer Asqeriu

U vra në luftë me forcat italiane, Muzafer Asqeriu, pjesëmarrës në lëvizjen komuniste dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
- Advertisement -spot_img