herit_admin

Frano Illia

U nda nga jeta imzot Frano Illia, klerik i lartë katolik, Kryeipeshkëv Metropolitan i Shkodrës (1993–1997), etnograf e përkthyes.

Geraldinë Zogu

Në Tiranë u nda nga jeta Geraldinë Zogu (Geraldine Apponyi), mbretëreshë e shqiptarëve e kurorëzuar nga martesa civile me mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogu, në Tiranë, më 27 prill 1938.

Dhimitër Kamarda

Në Horën e Arbëreshëve (it. Piana degli Albanesi) në Sicili, lindi Dhimitër Kamarda (it. Demetrio Camarda), gjuhëtar e filolog arbëresh, klerik.

Franc Bop

Në Berlin të Gjermanisë u nda nga jeta Franc Bop (Franz Bopp), gjuhëtar gjerman, albanolog, themeluesi kryesor i gjuhësisë krahasuese historike indoevropiane, profesor në Universitetin e Berlinit.

Gjergj Fishta

Në Fishtë të Zadrimës lindi Gjergj Fishta, poet, klerik i lartë, estet, politikan, polemist, dramaturg.

Simon Rrota

Në Shkodër lindi Simon Rrota, piktor, Piktor i merituar.

Hapja e shkollës së parë shqipe për vajza

U çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza.

Abdyl Frashëri

Në Stamboll u nda nga jeta Abdyl Frashëri, ideator dhe njëri nga udhëheqësit kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, politikan, diplomat.

Gjikë Kuqali

Në kampin nazist të Prishtinës, u ekzekutua me pushkatim Gjikë Kuqali, shkrimtar dëshmor.

Shefqet Peçi

Në spitalin e burgut të Tiranës u nda nga jeta Shefqet Peçi, pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Muzafer Asqeriu

U vra në luftë me forcat italiane, Muzafer Asqeriu, pjesëmarrës në lëvizjen komuniste dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
- Advertisement -spot_img