Më 7 prill 1789 u nda nga jeta Abdyl Hamiti I (Abdülhamid I), sulltan osman nga viti 1774 deri më 1789, ku bënte pjesë edhe Shqipëria e pushtuar pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë, në portin e Durrësit luftoi heroikisht krahas detarëve të tjerë dhe ra në mbrojtje të atdheut Mujo (Cakuli) Ulqinaku (1896 –1939).
Më 7 prill 1939, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë, luftoi heroikisht në portin e Durrësit dhe ra në mbrojtje të atdheut Hamit Dollani (1903–1939), dëshmor i qëndresës së armatosur kundër agresionit fashist.
U zhvillua “Masakra e tretë e Lybeniqit”, masakër e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë, e kryer ndaj banorëve civilë të fshatit Lybeniq afër Pejës dhe rreth tij.
Më 7 prill 1811, në fshatin Ninat të Çamërisë (Sarandë) lindi Hasan Tahsini, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, filozof dhe dijetar në fusha të ndryshme të shkencës, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Më 7 prill 1939 filloi Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare (7 prill 1939 – 29 nëntor 1944), një nga më të mëdhatë e më të suksesshmet që kanë zhvilluar shqiptarët në historinë e tyre.