Më 11 prill 1999 ra heroikisht duke luftuar ballë për ballë me armikun gjatë Betejës së Koshares, Agim Ramadani, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.
Më 10 prill 1917 u nda nga jeta Maria Antonia Braile, shkrimtarja e parë arbëreshe që publikoi literaturë në gjuhën shqipe, një koleksion me poezi me titull “Këngët”.
Më 9 prill 1931, në Sarandë u nda nga jeta Muharrem Rushiti (1856–1931), luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), udhëheqës çetash kryengritëse kundër sunduesve osmanë, pushtuesve grekë e italianë.
Më 9 prill 1961, në spitalin “Foch”, në Syren të Parisit, u nda nga jeta Ahmet Zogu (Mbreti Zog i Parë), themelues i Mbretnisë Shqiptare, president dhe kryeministër i Shqipërisë, personalitet politik e ushtarak.
Më 8 prill 1932, në Follorinë të Greqisë u nda nga jeta Sotir Peci, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe i periudhës së Pavarësisë, figurë e shquar e arsimit kombëtar, Mësues i Popullit.