U zhvillua “Masakra e Pastaselit”, masakër e forcave policore dhe ushtarake të Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit.
Në luftë kundër pushtuesve gjermanë në Gradishtë të Hekalit (Mallakastër), u vra Dino Kalenja, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
Në luftë kundër forcave naziste gjermane në Margëlliç të Patosit, u vra Lefter Talo (1912–1944), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.