Në Korçë doli numri i parë i gazetës “Lidhja orthodhokse” (1909–1910), gazetë e përdyjavshme politike, fetare dhe letrare; botohej pjesërisht edhe në greqisht. Vijoi deri në numrin 22 (qershor 1910).
Në Shkodër u inaugurua ekspozita ateiste me titull “Mbi rolin reaksionar të fesë” e cila qëndroi e hapur për 5 vjet dhe shërbeu dhe si ekspozitë shëtitëse duke shkuar në fshatra, malësi dhe zona industriale për të bërë propagandë antifetare.