herit_admin

Izet Hima

Para derës së shtëpisë së tij në Gjakovë u masakrua Izet Hima, mjek, kirurg, dëshmor.

Xhevat Qena

Në Prishtinë u nda nga jeta Xhevat Qena, aktor.

Masakra e Kotlinës

U zhvillua “Masakra e Kotlinës”, masakër e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë ndaj popullsisë civile shqiptare, e kryer në fshatin Kotlinë të komunës së Kaçanikut.

Karl Gurakuqi

Lindi në Shkodër Karl Gurakuqi, pedagog e drejtues i arsimit, autor tekstesh mësimore, publicist e drejtues i organeve të shtypit pedagogjik.

Genc Leka

Në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit lindi Genc Leka, poet.

Demonstratat masive për ruajtjen e autonomisë në Kosovë

Në Kosovë u zhvilluan demonstrata masive për ruajtjen e autonomisë së Krahinës.

Hasan Kërxhalliu

Në një përpjekje në Kolesjan të Kukësit u vra Hasan Kërxhalliu, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Dom Nikollë Gazulli

Në Vrith të Malësisë së Madhe u vra Dom Nikollë Gazulli, klerik katolik, etnograf, historian, leksikograf e gjuhëtar, themelues i toponomastikës e onomastikës shqiptare.

Epitafi i Gllavenicës

Me porosi të Gjergj Arianitit, murgu Savia përfundoi qëndisjen e veprës “Epitafi i Gllavenicës”, një nga objektet më të rëndësishme që është ruajtur dhe ka ardhur deri në ditët tona.

Thimi Kostë Mitko

Në Egjipt, u nda nga jeta Thimi Kostë Mitko, veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, folklorist.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Advertisement -spot_img