herit_admin

Lufta e Parë Ballkanike

Filloi Lufta e Parë Ballkanike, luftë e koalicionit ballkanik për t’i shkëputur territore Perandorisë Osmane.

Ramiz Alia

Në Shkodër lindi Ramiz Alia, president i Shqipërisë në vitet 1991–1992, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë (1986–1991), Kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë (1985–1988), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Punës Socialiste.

Krijimi i shoqërisë “Puna”

Në Kuçovë u krijua shoqëria “Puna” e naftëtarëve (1935–1936), shoqëri punëtore e krijuar për organizimin e qëndresës kundër shfrytëzimit të kapitalistëve italianë të shoqërisë së naftës AIPA (Azienda Italiana-Petroli Albania).

Bajram Tushi

Në lagjen “Tophana” të Vlorës, në bazën ilegale të Partisë Komuniste Shqiptare u vra Bajram Tushi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Hajredin Bylyshi

Në lagjen “Tophana” të Vlorës, në bazën ilegale të Partisë Komuniste Shqiptare u vra Hajredin Bylyshi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Hiqmet Buzi

Në lagjen “Tophana” të Vlorës, në bazën ilegale të Partisë Komuniste Shqiptare u vra Hiqmet Buzi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Mumin Selami

Në lagjen “Tophana” të Vlorës, në bazën ilegale të Partisë Komuniste Shqiptare u vra Mumin Selami, veprimtar i Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Krijimi i trupës artisitike profesioniste “Orkestra Frymore e Ushtrisë”

Në fshatin Priskë të Tiranës u krijua trupa artistike profesioniste, Orkestra Frymore e Ushtrisë. Me urdhër të shtabit të Korparmatës I të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, u grumbullua një grup muzikantësh partizanë dhe u formua orkestra frymore e këtij formacioni të madh partizan.

Margaret Hasllëk

U nda nga jeta Margaret Hasllëk (Hasluck), studiuese skoceze e etnokulturës shqiptare. Lindi në Moraishajër (Morayshire, Skoci), në vitin 1885. Kreu studimet në Universitetin e Aberdinit (1907), në degën klasike, pastaj studioi në Kembrixh, në degën juridike.

Ilir Soba

Në fshatin Kralan të Gjakovës, gjatë luftimeve të ashpra u vra Ilir Soba, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Muzafer Asqeriu

U vra në luftë me forcat italiane, Muzafer Asqeriu, pjesëmarrës në lëvizjen komuniste dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
- Advertisement -spot_img